Zbulohet Jaguar XKSS D-Type i ri ‘origjinal’ [Foto]

Zbulohet Jaguar XKSS D-Type i ri ‘origjinal’ [Foto]

Jaguar ka zbuluar XKSS D-Type të prodhuar saktësisht me specifikat që i kishte në vitin 1957.

Secila veturë do të ndërtohet me duar nga Jaguar Classic duke përdorur teknika të kombinuara moderne e të vjetra, që merr 10 mijë orë kohë për një njeri për ta ndërtuar.
Jaguar do të prodhojë vetëm 9 njësi të këtij modeli, ndërsa tashmë janë shitur të gjithë me një çmim që tejkalon 1 milion euro, dhe blerësit do t’i pranojnë këto vetura në vitin 2017, transmeton koha.net.

XKSS D-Type i ri do të marrë numrat e shasisë të asaj kohe, duke marrë numrat e nëntë veturave të shkatërruara nga zjarri në fabrikën e Jaguar Brown Lane në vitin 1957.
Nën kafano, XKSS ka motorin 3.4 litërsh që prodhon 258 kuaj fuqi, ndërsa ka katër shpejtësi.

XKSS në formën origjinale garuese është shitur për një çmim rekord prej 21,7 milionë dollarë gjatë këtij viti, në Javën e Veturave në Monterey, Kaliforni.

Shpërndaje në: