Zbulohet gjithçka: Laporta tregon klubin e ardhshëm të Messit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.
Fjalët e Laporta janë marrë nga një video gjatë takimit të mbrëmshëm me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe shefin e Juventusit, Andrea Agnelli.
“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur,” tha ai në video, sipas Tuttomercatoweb.
لابورتا لصديقي @_nxkhh: ميسي ذاهب إلى باريس سانجرمان ، كنت اتمنى استمراره في برشلونة ولكن ذلك كان مستحيلاً.
الفيديو اثناء اجتماع لابورتا وبيريز وانييلي اليوم pic.twitter.com/otP1opaoTj— محمد الكعبي (@Qatari) August 7, 2021
Kështu Laporta njoftoi marrëveshjen mes PSG dhe Messit, i cili do të flasë sot në një konferencë për shtyp.