Zbulohet emri! Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë.
Aktorja e njohur e filmit “Mean Girl” Lindsay Lohan duket se tashmë ka hyrë në një fazë të re të jetës së saj.
Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë së bashku me bashkëshortin e saj Bader Shammas. Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull dhe prindërit e rinj kanë vendosur ta quajnë Luai. Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i aktores.
“ Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj, Bader Shammas, kanë mirpritur një djalë të bukur dhe të shëndetshëm të quajtur Luai. Familja është e mbushur me dashuri.” Ka bërë ai me dije për mediat.
Luai është emër me origjinë arabe dhe nënkupton “i fortë”.