Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

E shtuna në mbrëmje solli emocione të mëdha në spektaklin ‘prime’ të Big Brother VIP Albania 4, ku u bë publike data e finales së këtij edicioni.
Pas një klipi përmbledhës me momentet më të rëndësishme të 100 ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët u dërguan në oborr për të përjetuar një surprizë të paharrueshme.
Në një atmosferë të magjishme, ku ndriçimi i fishekzjarreve mbuloi qiellin, dhe më pas balona shumëngjyrëshe u ngritën lart, banorëve iu kumtua lajmi i madh: Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill 2025.
Tashmë gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh hyn në fazën më të rëndësishme, ndërsa në lojë kanë mbetur dhjetë banorë: Aldo, Gerta, Gjesti, Loredana, Egli, Jozi, Laerti, Rozana, Danja dhe Kelly., shkuran Telegrafi, transmeton Periskopi.
Me këtë zbulim të madh, tensioni dhe emocionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin, ndërsa banorët po përgatiten për javët e fundit të lojës, ku çdo lëvizje dhe strategji mund të bëjë diferencën./ Periskopi/