Zbulohet bateria që zgjatë 400 vite

Zbulohet bateria që zgjatë 400 vite

Shkencëtarët kishin qenë duke u përpjekur të dizajnonin nanokabllat më të mira për përdorim në bateritë e zakonshme, transmeton Telegrafi.

Nanokabllat janë përçues tejet të mirë sepse kanë shumë hapësirë sipërfaqësore për t’i mbajtur elektronet e tyre.

Kjo është arsyeja se përse ekipi i studentit të doktoratës Mya Le Thai, ishte duke hulumtuar vetitë e nanokabllave të bëra nga ari dhe të mbështjella në një xhel të veçantë me elektrolite.

Në vazhdën e testimeve të tyre, ekipi kishte bërë zbulimin e mahnitshëm: Bateria kishte mbijetuar më shumë se 200,000 cikle të mbushjes për tre muaj pa ndonjë humbje të performancës. Pra, kjo bateri mund ta mbajë celularin apo laptopin ndezur për 400 vite.

Hulumtuesit ende janë të pasigurt se përse kombinimi i xhelit me kabllo ari e ndërtojnë një super bateri. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se ari është material tejet i shtrenjtë, shkencëtarët janë duke u munduar të zbulojnë alternativa tjera para se të fillojnë prodhimin e këtij produkti.

Kjo është arsyeja se përse ende nuk e dimë se a mund ta shfrytëzojmë këtë super bateri në celularë. Sidoqoftë, testimet e para me të vërtet që duken premtuese. /Telegrafi/

Shpërndaje në: