Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit
![Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1735481003xscreenshot-8-204-455x300.jpg)
Gerta Gixhari, një nga banoret më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, ka hyrë në garë që nga nata e parë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për dinamizmin e saj në shtëpi. Ajo vazhdon të tërheqë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku fansat e saj janë gjithmonë të angazhuar.
Gerta ka një marrëdhënie të gjatë me bashkëshortin e saj, të cilin e ka njohur 24 vite më parë, dhe së bashku ata kanë dy djem. Megjithatë, ajo ka qenë e kujdesshme në ndarjen e momenteve familjare në llogarinë e saj, duke respektuar privatësinë e familjes.
Së fundmi, fansat kanë pasur mundësinë të shohin një foto të çiftit, ku ata shfaqen së bashku në ashensor, një moment i rrallë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.