Zbulohet arsyeja se pse disa duhanpirës vdesin nga kanceri dhe disa të tjerë jo
Të gjithë duhanpirësit janë të vetëdijshëm se çdo cigare e ndezur shton rrezikun e kancerit të mushkërive, por shumë prej tyre, për fat të mirë, e përjetojnë një pleqëri të mirë. Si është e mundur?
Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë pas një kohe të konsiderueshme të shkurtë që ata kanë kaluar si duhanpirës, raporton National Geographic.
Shkencëtarët amerikanë janë interesuar që të kuptojnë se pse është kështu, prandaj kanë kryer një studim që ka gjetur se gjenetika luan një rol të madh.
Kjo do të thotë se ata besojnë se duhanpirësit të cilët jetojnë një kohë të gjatë kanë “gjene të jetës së gjatë” të veçanta të cilat ulin gjasat e zhvillimit të kancerit më shumë 11 për qind. Gjithashtu, në sajë të tyre, qelizat lehtë dhe shpejt ripërtërihen, ndërsa plakja dhe efektet e pirjes së duhanit ngadalësohen.
Shifrat e publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, megjithatë, duhani ende vret rreth gjysmën e numrit të përgjithshëm të njerëzve që e përdorin atë.
Prandaj, OBSH thotë se duhani është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njerëzve që jemi përballur ndonjëherë, dhe se në çdo vit nga efektet e pirjes së duhanit vdesin rreth gjashtë milionë njerëz.