Zbulohet arsyeja: Ja pse vrau veten ish-e dashura e Jerome Boatengut, një javë pasi u nda me futbollistin
Një mikeshë e modeles, Kasia Lenhardt, ka thënë se ish-e dashura e Jerome Boatengut shkoi drejt vdekjes pasi nuk mundi ta përballojë abuzimin në internet.
Cathy Hummels, gruaja e futbollistit tjetër, Mats Hummels, ka thënë se ajo ka dashur ta luftojë abuzimin në internet, një ditë pasi Kasia vrau veten në Berlin, transmeton Periskopi.
”Ne të dyja u përfshimë në botën e futbollit dhe e di sa brutale mund të jetë kjo… kaq shumë paragjykime, përballesh me kaq shumë zili,” tha Hummels.
”Unë mund ta përballoj sepse kam mësuar shumë nga e kaluara. Por shumë njerëz nuk mund ta menaxhojnë. Kasia nuk e menaxhoi.”
Kasia, e cila 25-vjecare dhe nënë e një djali gjashtë-vjecar nga një marrëdhënie e mëhershme, kishte kaluar nëpër një ndarje të rëndë publike me yllin e Bayern Munichut, Boateng, disa ditë para vdekjes.
”Ajo vdiq një javë pasi Jerome dha një intervistë në të cilën ai tha se lidhja e tij kishte përfunduar. Ai tha disa gjëra të shëmtuara për Kasian. Ajo ishte shumë e shqetësuar me këtë,” ka thënë një shoqe tjetër e Kasias për ‘MailOnline’. /Periskopi.com/