Zbulohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Këngëtarja, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen gjatë ditës së djeshme. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë me njëri-tjetrin, sepse fuksionojnë më mirë kështu.
Në media përflitet se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhetuar këngëtaren me Madison LeCroy.
“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, është shprehur dyshja.
Burime për “E! Neës” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.
“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.