Zbulohen prapaskenat e takimit me LeBron dhe AD– si erdhi deri te marrëveshja e Westbrook me Lakers?

Zbulohen prapaskenat e takimit me LeBron dhe AD– si erdhi deri te marrëveshja e Westbrook me Lakers?

Tashmë shihet si punë e kryer transferimi i Russell Westbrook te skuadra e Los Angeles Lakers.

Russell Westbrook, së bashku me Anthony Davis dhe mbretin LeBron James do të përbëjnë treshen e madhe të Lakers, për sezonin e ri.

Flitej për disa javë se fundori amerikan mund t’i bashkohet dy gjigantëve, por vetëm dje është dhënë si punë e kryer. Për transferimin e Westbrook në LA, duket se kanë paraprirë disa ngjarje të dy javëve më parë.

Nga ‘Los Angeles Times’ raportohet se Westbrook ishte tek shtëpia e LeBron James dy javë më parë, ku së bashku me Anthony Davis kishin bërë një bisedë për mundësinë që Russ t’i bashkohet dyshes, përcjell Periskopi.

Thuhet po ashtu se ata kanë biseduar për të lënë egot anash, në mënyrë që të bashkojnë gjithë synimin te titulli i kampionit. Po ashtu, James dhe AD kanë biseduar për mundësinë që të ndërrojnë pozitat, me LeBron që mund të luajë në pozitën 4.

Westbrook ka rënë dakord që të ketë më shumë kohë pa top në aksionet e LA, kur ato drejtohen nga mbreti James.

Në rast se funksionon kimia mes Westbrook – James – Davis, atëherë vështirë se ndonjë skuadër do mund t’i bëjë ballë skuadrës së Lakers. /Periskopi/

Shpërndaje në: