Zbulohen planet për rinovimin e Messit – argjentinasi i bashkohet skuadrës nesër

Lionel Messi nuk do të shkojë askund tjetër përveç Barcelonës.
Ylli argjentinas, i cili me kombëtaren e tij arriti të fitonte Kupën e Amerikës, do të jetë me fanellën e Barcelonës edhe sezonin tjetër, përkundër shumë zërave që e largonin atë nga ‘Camp Nou’.
Sipas raportimeve nga ‘Sport’, Barcelona kanë planifikuar të zyrtarizojnë rinovimin me lojtarin më të mirë në botë gjatë kësaj jave, transmeton Periskopi.
Skuadra po ashtu i ka bërë thirrje lojtarit që më 2 gusht (nesër) t’i bashkohet seancave stërvitore parapërgatitore.
Bashkë me Leon, edhe Sergio Aguero, Emerson Royal dhe Ronald Araujo do të afrohen për të stërvitur.
Çështja e nënshkrimit të Lionel Messi me Barcelonën është tashmë e kryer. Pritet vetëm zyrtarizimi. /Periskopi/