Zbulohen detajet e Tesla Model 3 (Video)
Model 3 është me katër dyer saloon, por më i vogël se Model S, ndërsa është i dizajnuar që jetë alternativ elektrike i modeleve si BMW seria 3, Jaguar XE e Mercedes C-Class.
Ky model është deri tani është prezantuar dy herë, në mars e në nëntor të 2016-ës, ndërsa pritet të lansohet produkti final në fillim të pranverës, transmeton koha.net.
Tesla ka treguar se kompania e tyre ka 373 mijë njerëz që janë në listën e pritjes për Model 3, pasi kanë paguar 1 mijë dollarë, transmeton koha.net.
Nga kjo kompani kanë treguar se në 2017-ën do t’u dorëzohet makina rreth 200 mijë njerëzve, ndërsa në vitin 2018 pritet që të rrisin numrin e veturave të prodhuara në 500 mijë.
Çmimin fillestar Model 3 do ta ketë 33 mijë euro, por shefi Elton Musk ka treguar se shumica e modeleve janë shitur afër çmimit prej 40 mijë euro.
Data, dhe shumë detaje të tjera të Tesla Model 3 ende nuk janë zbuluar, ndërsa është bërë e ditur se distanca minimale që mund të kalohet me vetëm një mbushje të baterive është 350 kilometra, pasi ka bateri të avancuara nga litiumi.
Model S shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.3 sekonda, ndërsa Model 3 pritet që këtë shpejtësi ta arrij edhe më shpejtë.