Zbulohen detajet – 21 vjeçari me të kaluar kriminale, ishte i akuzuar për goditjen me veturë të një polici
I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, Agron Gashi është arrestuar sot në mesditë nga policia.
Prokuroria e Pejës pritet të kërkojë caktimin e masës së sigurisë.
Emri i tij është i njohur për organet e rendit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Periskopin ka thënë se i njëjti para rreth gati një viti kishte shkelur me veturë një polic në dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, i dyshuari për plagosjen e trefishtë ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli
“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkelë një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht, ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli, në atë periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik”, ka deklaruar Nikçi.
Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje më kritike, përderisa dy të tjerët janë në gjendje më stabile./Periskopi
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë