Zbulohen detaje të reja sensacionale: Përfshihen lojtare tjera të PSG-së në sulmin ndaj Hamraoui
Kheira Hmraoui e PSG-së raportohet se ka sugjeruar se të paktën dy bashkëlojtare, përveç Aminata Diallos, mund të jenë përfshirë në sulmin ndaj saj muajin e kaluar.
Bota e futbollit u godit nga lajmi i sulmit brutal në Hamraouin më 4 nëntor, transmeton Periskopi.
31-vjeçarja u tërhoq zvarrë nga makina nga dy burra të maskuar, të cilët e goditën atë në këmbë me shufra të metalta, derisa ajo po kthehej në shtëpi nga një darkë e organizuar nga PSG.
Haramoui u dërgua në spital ku u desh të merrte disa qepje në këmbë dhe duar. Lajmi rreth sulmit fillimisht u publikua kur Diallo u mor në mbajtje nga policia më 10 nëntor.
Dyshohej se Diallo, e cila e dërgoi me makinë në shtëpi Hamraouin nga darja, kishte orkestruar sulmin ndaj bashkëlojtares në mënyrë që ta mbante larg fushave, për shkak se të dyja luanin në të njejtën pozitë.
26-vjeçarja Diallo u lirua nga mbajtja në polici pa akuza, teksa vazhdimisht ka aluduar në pafajësi.
Një raport i detajuar rreth incidentit nga ‘NY Times’ sugjeron se Hamraoui akuzoi të paktën dy bashkëlojtare tjera në përfshirje në sulm, dhe se ajo beson fuqishëm se përgjigjet janë brenda skuadrës së PSG-së.
Hamraoui gjithashtu thuhet se ka furstruar sulmuesin e Kombëtares së Francës, Kadiditaou Diani, duke e përmendur burrin e saj si të dyshuar potencial.
Burri i Dianit nuk është implikuar dhe as nuk është marrë në pyetje nga policia, por sulmuesja e PSG-së raportohet se e konfrontoi Hamraouin rreth akuzave, derisa kjo e fundit po ushtronte në një bicikletë stërvitjesh.
‘NY Times’ gjithashtu raporton se disa prej bashkëlojtareve të Hmraouit kanë kërkuar të largojnë dollapet e tyre nga zona e saj në zhveshtore, derisa të tjerat i kanë thënë menaxhmentit të klubit se e kanë të vështirë të luajnë përsëri me të.
Deri këtë javë, Hamraoui dhe Diallo ishin mbajtur ndaras në stërvitje. Sipas ‘NY Times’, megjithatë, ka pasur një incident mes tyre kur ato aksidentalisht u takuan dhe një shkëmbim fjalësh me nervozizëm zuri vend.
Diallo raportohet se ende është e dyshuar nga policia, e cila ka sekuestruar nga ajo dy telefonë celularë dhe një llaptop.
Hayet Abidal, gruaja e legjendës së Barcelonës, Eric Abidal, është një tjetër figurë që me shumë gjasë do të merret në pyetje nga policia në javët ose muajt e ardhshëm.
Është thënë se përfshirja e Hayet në incident ka mundur të jetë hakmarrje personale për një aferë të raportuar mes burrit të saj dhe Hamraoui, edhe pse këto raporte të gazetave nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.
Ishte raportuar në Francë muajin e kaluar se Abidal ia kishte pranuar gruas së vet se ka pasur një aferë me Hamraouin, dhe Hayet eventualisht planifikoi të kërkonte divorcin. /Periskopi.com/