Zbulimi i ri i shkencëtarëve: Mushkëritë nuk shërbejnë vetëm për frymëmarrje

Zbulimi i ri i shkencëtarëve: Mushkëritë nuk shërbejnë vetëm për frymëmarrje

Ekspertët e Universitetit të San-Franciskos kanë zbuluar, duke studiuar mushkëritë e minjve, rolin tërësisht të ri të cilin e kanë mushkëritë, transmeton Telegrafi.

Duke përdorur kamerën mikroskopike në mushkëri të miut të gjallë, kanë zbuluar që mushkëritë prodhojnë gjak, madje prodhojnë më shumë se gjysmën e trombociteve, rruazave të gjakut të rëndësishme për koagulimin e gjakut.

“Mushkëritë janë vend i qelizave amë të cilat u dalin në ndihmë kur rezervat e trombociteve në palcën kurrizore zvogëlohen”, shpjegon udhëheqësi i hulumtimit, pulmologu Mark R. Looney.

“Mushkëritë do të mund të kenë rolin kyç në prodhimin e gjakut edhe te njerëzit”, thonë ekspertët.

Shkencëtarët kanë studiuar interaksionin midis përbërjes imunologjike dhe trombociteve qarkulluese në mushkëri dhe kanë zbuluar qeliza në numër të madh në enët e gjakut të mushkërive.

Kjo ka çuar në zbulimin që më shumë se gjysma e trombociteve të përgjithshme prodhohen në mushkëri të minjve, jo në palcën kurrizore, siç është konsideruar deri tani.

Shpërndaje në: