Zbulim i madh mjekësor që shëron sëmundjet e pashërueshme dhe ngadalëson plakjen

Zbulim i madh mjekësor që shëron sëmundjet e pashërueshme dhe ngadalëson plakjen

Zbulimi i madh – i përshkruar si “Grail i shenjtë” i gjenetikës – është përdorur që pjesërisht të rikthejë shikimin te minjtë e verbuar, gjendje e cila gjithashtu ka efekt mbi njerëzit, shkruan “Independent”.

Studimet e mëparshme nuk ishin në gjendje që të bëjnë ndryshime në ADN-në e syrit, trurit, zemrës dhe indeve të mëlçisë.

Por teknika e re u lejon atyre për ta bërë këtë për herë të parë dhe mund të çojë në trajtime të reja për një gamë të sëmundjeve që lidhen me procesin e plakjes.

Një nga studiuesit, profesor Juan Carlos Izpisua Belmonte, nga Instituti Salk në SHBA, tha: “Ne jemi shumë të ngazëllyer nga teknologjia që kemi zbuluar, sepse kjo është diçka që nuk e kemi bërë më parë.

“Aplikimet e mundshme të këtij zbulimi janë të mëdha.”

Qelizat në shumicën e indeve të një organi të rritur nuk ndahen, duke e bërë të vështirë për shkencëtarët që të bëjnë ndryshimet në ADN.

Por profesor Belmonte tha se: “Për herë të parë, ne mund të hyjmë në qelizat që nuk ndahen dhe të modifikojmë ADN-në siç duam.

“Ne tani e kemi teknologjinë që na lejon të ndryshojmë AND-në e qelizave që nuk ndahen, për të rregulluar gjenet e dëmtuara të trurit, zemrës dhe mëlçisë.

“Kjo na lejon që për herë të parë të jemi në gjendje të ëndërrojmë shërimin e sëmundjeve.

Shpërndaje në: