Zbardhni dhëmbët me përbërës krejtësisht natyral

Zbardhni dhëmbët me përbërës krejtësisht natyral

Zbardhja e dhëmbëve është një synim për të gjithë ne. Ne po ju propozojmë disa mënyra natyrale për t’i zbardhur ato.

1. Sode buke plus kripë tavoline

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë atëherë ju do të krijoni një pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës(sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

2. Frutat dhe perimet

Ushqime si molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, kjo do t’ju ndihmonte të hiqnit njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.

3. Uji

Është pija më e përhapur dhe e shëndetshme në botë. Nëse bëni një gargarë me ujë për 30 sekonda pas ngrënies, do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.

4. Shtoni diçka te lëngjet

Sipas dentistit të famshëm amerikan Thomas Connelly, të shtosh pak pana në kafe ose qumësht në çaj, ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët.

5. Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët.

6. Hani perime me ngjyrë jeshile të errët

Brokoli dhe lulelakra përmbajnë një kompleks mineral që prodhon një shtresë mbrojtëse kundër njollave të dhëmbëve.

7. Mos pini pije të gazuara

Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin. Por nëse keni një dëshirë të parezistueshme për këto pije atëherë të paktën përdorni pipsën.

8. Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Interneti jep gjithnjë e më shumë këshilla të çmueshme! Një video e pranishme në youtube sugjeron se si të përgatisni një pastë dhëmbësh në shtëpi e cila do t’ju shërbejë për të zbardhur dhëmbët. Tani nuk ju mbetet veçse ta provoni!

9. Rrënjë peme araku

Bëhet fjalë për një rrënjë peme nga Lindja e Mesme, e cila mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të bardhë dhe me plotë shkëlqim. Por ku mund ta gjeni atë? Edhe në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë youtube.

10. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja. Ashtu si bikarbonati ai ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet ta përdorni vetëm një herë në muaj,duke e përzier lëngun me një lugë bikarbonat.

Shpërndaje në: