Zanfina revoltohet me Përparim Ramën për qentë endacak
Komuna e Prishtinës e ka filluar të hënën aksionin për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore.
“Kryeqyteti me vendim të kryetarit, Përparim Rama, ka nisur aksionin për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim”, thuhet në komunikatën e komunës.
Në mesin e atyre që ka ngritur publikisht zërin kundër këtij vendimi është Zanfina Ismaili.
Me një pamje nga strehimorja ku dy qenë shihen duke u përleshur me njëri-tjetrin ajo ka kritikuar të parin e Prishtinës, Përparim Rama duke i kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar.
VIDEO KËTU.