Zanetti me mesazh mbështetës për Agueron

Zanetti me mesazh mbështetës për Agueron

Sergio Aguero ishte një nga lojtarët më të komentuar këtë javë, por për fat të keq, për shkak të një problemi shëndetësor që iu shfaq atij.

Pak ditë pasi shënoi gol në ‘El Clasico’, Aguero u përball me një problem shëndetësor.

Gjatë angazhimit në La Liga, lojtari ndjeu parregullsi në zemër dhe më vonë u diagnostikua me aritmi. Që atëherë, ai ka marrë shumë mesazhe mbështetëse. Së fundmi, edhe zv presidenti i Inter, Javier Zanetti ka nisur një mesazh për të.

“I dëshiroj rikuperim të shpejtë. Kjo gjë po iu ndodh shumë lojtarëve dhe shpresoj se mund të gjejmë një zgjidhje që ata të luajnë të qetë”, ka thënë Zanetti, transmeton Periskopi.

“Është diçka që duhet ta studiojmë. I dërgoj përqafim atij dhe gjithë lojtarëve që kanë problemin e njëjtë”, shtoi ikona argjentinase e Inter.

Aguero u përball me këtë problem më 30 tetor, në ndeshjen kundër Deportivo Alaves. /Periskopi/

Shpërndaje në: