Zakonet e çifteve të lumtura para se të flenë gjumë
Është shumë e rëndësishme që të kaloni kohë me partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë. Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet të kaloni së bashku – është një orë apo vetëm disa minuta. Nëse jeni vetëm ju të dy që kaloni kohë kualitative me njëri-tjetrin, flisni dhe tregoni dashurinë tuaj, kjo është gjithçka që ju nevojitet.
Më poshtë është një listë e disa këshillave të thjeshta por shumë efektive, të psikologëve, se si duhet ta kaloni kohën me partnerin tuaj në shtrat para gjumit.
Ndalni telefonat tuaj dhe lërini ata larg shtratit tuaj
Harrojeni punën
Mundohuni të harroni punën dhe mos e kontrolloni e-mailin tuaj të punës kur jeni në shtrat. Është shumë më mirë të kalosh atë kohë së bashku me partnerin tuaj dhe të kesh pak pushim, që të nesërmen të jeni më produktiv në punë. Bisedat e tilla lidhin çiftet emocionalisht, ju ndihmon të harroni problemet dhe ju bën të ndiheni të relaksuar. Shmangni bisedat për punën, problemet financiare, ose ndonjë gjë tjetër që mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet i shqetësuar.
Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë me partnerin tuaj
Shumë çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe kanë zakonin të shkojnë në shtrat në kohë të ndryshme. Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtura i pastrojnë dhëmbët së bashku dhe shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. E sipas tij, kjo i ndihmon ata që të ruajnë ngrohtësinë dhe intimitetin e marrëdhënies së tyre.
Ndiqni një rutinë
Duke ndjekur të njëjtën rutinë gjumi çdo ditë ju ndihmon për të fjetur më mirë. Nëse ndiqni të njëjtën rutinë së bashku me partnerin tuaj, kjo do ta bëjë marrëdhënien tuaj më intime dhe më të besueshme.
Mos u grindni ose nxitni debate të ashpra në shtrat
Psikologu Curt Smith na kujton që të përpiqemi të mos përfshihemi në debate të nxehta para se të shkojmë në gjumë. Debatet në shtrat kurrë nuk ndihmojnë për të zgjidhur një problem. Për më tepër, është më e vështirë për të dy që të bini më pas në gjumë dhe ju do të ndiheni të shqetësuar të nesërmen.
Mbani dhomën tuaj të gjumit pa fëmijë
Sipas psikologut Michael Viner-Davis, e vetmja kohë që mund t’i lini fëmijët tuaj të flenë në shtratin tuaj është kur ata kanë një makth. Në çdo kohë tjetër, dhoma e gjumit juaj duhet të jetë hapësira juaj private. Ju duhet të keni atë hapësirë vetëm për ju të dy për të ruajtur intimitetin tuaj.
Mos pini alkool ose duhan
Shumë çifte pëlqejnë të konsumojnë një gotë verë para se të shkojnë në shtrat për të krijuar një atmosferë romantike. Megjithatë, ndërsa trupi juaj po tret alkoolin, gjumi do ju marrë me vështirësi. Kjo do t’iu bëjë të ndiheni të lodhur, të hutuar dhe të mërzitur kur të zgjoheni në mëngjes. Alkooli bën gjithashtu që ju të gërhitni ndërsa cigarja nxit pagjumësinë.
Masazhoni njëri-tjetrin
Specialistët nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit konfirmojnë se një masazh i lehtë dhe relaksues para se të shkoni në shtrat përmirëson cilësinë e gjumit tuaj, zvogëlon ankthin dhe i afron bashkëshortët.
Mos i harroni përqafimet dhe puthjet
Mos harroni të puthni partnerin tuaj para se të flini, si dhe të përqafoheni për disa minuta. Kjo është shumë relaksuese dhe ngjall emocione pozitive. Psikologët janë të bindur se nëse përqafoheni, derisa jeni duke fjetur, marrëdhënia juaj nuk është në telashe.