Zafir Berisha për sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë: Hallin e ka se po e pretë Dubrava
Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha ka thënë se të bërtiturat e Kurtit janë nga halli se do të gjykohet nga drejtësia.
Berisha shkruan se përmes sulmeve në tubime ndaj prokurorisë, Kurti po mundohet me i ikë Burgut të Dubravës.
Postimi i plotë:
Klithmat dhe piskamat cep në cep të Kosovës nga Albini, nuk kanë të bëjn me nuhatjen e tij për humbje të pushtetit!
Hallin e ka se po e pretë Dubrava, milionat e vjedhura në KEK, rezervat shtetërore, tenderat një burimorë etj etj, do të trajtohen nga organet e drejtësis do a po nuk do ai.
Sulmet kundër prokururorisë të shtetit gjatë gjithë fushatës, dhe premtimi për themelimin e organeve paralele në drejtësi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, është përpjekja e fundit që Albini po mundohet për me i ik Dubravës!