Zafir Berisha për qeverinë Kurti: Këta ose kanë rrëshqit, ose janë ba për te Burdushi

Zafir Berisha për qeverinë Kurti: Këta ose kanë rrëshqit, ose janë ba për te Burdushi

Zafir Berisha i Nismës ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

Berisha ka thënë se Rizvanolli në Davos ka takuar një ministër të Ugandës, ndërkohë ua kanë mbyllur dyert Kosovës me SHBA-në e BE-në.

“Pasi ja kanë mbyllur dyert Kosovës me SHBA e BE, e paskan gjetur një dritare të “zhvillimit ekonomik” për Kosovën në Afrikë. Këta o kanë rrëshqit, o janë bë për te Burdushi, diçka nuk janë terezi”, ka shkruar Berisha.

 

Postimi i plotë:

A me qajtë a me qeshën,

Ministrja Rizvanolli në shtëpinë e Kosovës në Davos, paska pritur në takim Ministrin e Financave, Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Ugandës, Matia Kasaija, me të cilin paskan diskutuar gjerë e gjatë për zhvillim ekonomik me theks të veçant në bujqësi

 

Pasi ja kanë mbyllur dyert Kosovës me SHBA e BE, e paskan gjetur një dritare të “zhvillimit ekonomik” për Kosovën në Afrikë!

Këta o kanë rrëshqit, o janë bë për te Burdushi, diçka nuk janë terezi.

Shpërndaje në: