Zafir Berisha nga Prizreni: Angazhimi im do të jetë për siguri dhe zhvillim ekonomik për Kosovën Fituese

Zafir Berisha nga Prizreni: Angazhimi im do të jetë për siguri dhe zhvillim ekonomik për Kosovën Fituese

Kandidati i Koalicionit AAK-Nisma për deputet, Zafir Berisha 14, ka premtuar nga Prizreni angazhimin e tij për forcimin e sigurisë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.

Ai thotë se do të punojë për rritjen e kapaciteteteve të strukturave të sigurisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, si dhe për krijimin e politikave që nxisin investimet dhe rrisin mundësitë e punësimit, me fokus në energjinë e rinovueshme, teknologji dhe infrastrukturë.

 

Postimi i plotë: 

 

Në Hoqë të Prizrenit me mbështetësit e koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137!

Si kandidat për deputet premtova angazhimin për forcimin e sigurisë kombëtare dhe ndihmën për krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik.

Do të punoj për të rritur kapacitetet e strukturave të sigurisë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për parandalimin e kërcënimeve të mundshme.

Zhvillimi ekonomik është kyç për prosperitetin e qytetarëve tanë. Do të angazhohem për krijimin e politikave të reja që nxisin investimet e huaja dhe vendore, krijimin e mundësive të reja punësimi dhe rritjen e sektorëve kyç, si energjia e rinovueshme, teknologjia, dhe infrastruktura.
Së bashku ja dalim!
#veçvepra137 #zafa14

 

Shpërndaje në: