Zafir Berisha me akuza të rënda: Fushatën e Kurtit e ka financuar Serbia dhe Rusia – përmend edhe skandalin e Martin Berishajt

Zafir Berisha me akuza të rënda: Fushatën e Kurtit e ka financuar Serbia dhe Rusia – përmend edhe skandalin e Martin Berishajt

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha ka thënë se fushata e Albin Kurtit është financuar nga Serbia e Rusia, shkruan Periskopi.

Ai në një video-podcast të Periskopit ka thënë se milionat që kanë qarkulluar në xhirollogarinë e ambasadorit, Martin Berishajt e kanë bërë me dyshu se janë përdorur për fushata, e që sipas tij kanë qenë vetëm shpifëse.

“Jemi dëshmitar që sot kemi një ambasador një person i cili është nën hetime dhe në xhirolloarinë e tij kanë rrjedhur miliona euro prej Serbisë dhe që edhe sot nuk dihet se ku kanë shku ato mjete. Mundësitë e mëdhaja janë që ato mjete të Serbisë janë përdorur për fushata, dhe kryesisht fushatat kanë qenë tepër të ulëta, lincuese, shpifëse në raport me eksponentët e partive politike vecanërisht me ish luftarët e UCK-së që me kalimin e kohës shumë gjëra po demantohen, por që një pjesë e opinionit është mashtruar me atë…”, u shpreh ai.

 

 

Shpërndaje në: