Zafir Berisha: Malisheva e çeliktë, është e vendosur me i dhënë fund sektit kriminal të Albin Kurtit

Zafir Berisha: Malisheva e çeliktë, është e vendosur me i dhënë fund sektit kriminal të Albin Kurtit

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka qëndruar në Malishevë.

Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Malisheva e çeliktë, është e vendosur me i dhënë fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt.

“Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhën fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt, të cilët e kanë vjedhur bukën e qytetarëve dhe i kanë lën ushtrin pa të, e na kanë shtrejtu energjin elektrike duke bashkëpunu ma mafin serbe”, u shpreh Berisha.

Më tutje ai tha se devalvimi i vlerave të shtetit dhe institucioneve që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë.

“Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt “pekmezat” e Vlladimirit, dhe ata që me tërrnakop nuk mundesh me ja u gjetën “trurin”. Devalvimi i vlerave të shtetit dhe institucioneve që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë”, u shpreh kandidati me numër 14 në listën votuese.

 

Shpërndaje në: