Zafir Berisha: Do të angazhohem për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë

Zafir Berisha: Do të angazhohem për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë

Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha i cili bart numrin 14 në listën zgjedhore sot ka marr pjesë në tubimin që paten me partnerët e koalicionit në Prizren.

Berisha përmes një postimi në Facebook, tha se do të angazhohet për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë.

“Në çdo hap të kësaj rruge, do të angazhohem për rritjen e mundësive për edukim, punësim dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje. E dimë që vetëm duke fuqizuar gratë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Berisha ndër të tjera.

 

 

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë historisë, gruaja shqiptare ka qenë pjesë e lëvizjeve të sukseshëme politike dhe ushtarake dhe ka luajtur rolin vendimtar.

Jemi të bindur se duke u rreshtuar gratë nga Prizreni me kualicionin e veprave të mëdha që mban nr 137, suksesi do të përsëritet edhe me 9 shkurt 2025.

Si kandidat për deputet, dëshiroj të shpreh angazhimin tim të thellë për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë.

Në çdo hap të kësaj rruge, do të angazhohem për rritjen e mundësive për edukim, punësim dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje. E dimë që vetëm duke fuqizuar gratë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Kjo është një betejë për të drejtat, për mundësitë dhe për një Kosovë më të zhvilluar, ku çdo grua ka mundësi të arrijë potencialin e saj të plotë.

Ju ftoj të bashkoheni me ne në këtë rrugëtim, sepse përmes angazhimit tonë të përbashkët, mund të realizojmë një të ardhme më të mirë për gratë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës.
#veçvepra
Me respekt Zafa

Shpërndaje në: