YouTube paraqet kufizime të reja për përmbajtjen problematike
Pas akuzave se të miturit përcjellin një sasi të madhe të përmbajtjes së papërshtatshme dhe shqetësuese, shërbimi You Tube njoftoi se në të ardhmen do të bëjë përpjekje të mëtejshme për të parandaluar përmbajtjen e tillë për shkak të fëmijëve.
Përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje për të parë përmbajtje të papërshtatshme, nëse ata nuk janë të kyçur me llogari në shërbim dhe nëse nuk kanë më shumë se 17 vjet, njoftoi kompania.
Problem më i madh janë videot me karaktere nga filmat e animuar, të mbushur me dhunë dhe përmbajtje të tjera eksplicite. Autorët e këtyre filmave keqtrajtojnë qëllimisht karakteret e njohura, për të tërhequr fëmijën për të parë skena shqetësuese.
Video-pamjet e këtij lloji tashmë janë bllokuar automatikisht në YouTube Kids, të destinuara për të shfaqur video me përmbajtje për përdoruesit nën moshën 13-vjeç, si edhe në reklama që shfaqen në këtë faqe.