YouTube abuzoi me të miturit, gjobitet 100 milionë euro
Platforma YouTube rrezikon një gjobë prej 100 milionë dollarësh për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve.
Mediet amerikane shkruajnë se departamenti i drejtësisë ka kryer një hetim muajt e fundit ndaj rrjetit më të madh social për videot në botë, transmeton Ekonomia Online.
Prej tyre ka rezultuar se YouTube ka shkelur një ligj që ndalon reklamat tek videot kur përdoruesit janë nën 13 vjeç.
Burime nga departamenti amerikan i shtetit thanë se YouTube grumbullonte të dhëna personale nga fëmijët, për llogari të kompanisë mëmë Google.
Kjo është e ndaluar nga ligji për mbrojtjen e privatësisë online për fëmijët.
Drejtuesit e YouTube ende nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me këto hetime.
Muajin e kaluar, kjo platformë njoftoi se do të bënte ndryshime ku parashikohej krijimi i profileve të veçanta për fëmijët, me akses të kufizuar tek videot që publikohen në YouTube.