Ylli televiziv “ndau” nga gruaja njeriun më të pasur në botë pas 25 vjete martesë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Pas 25 vjetësh së bashku, numri një i Amazon, Jeff Bezos, ka vendosur t’i thotë lamtumirë bashkëshortes së tij, Mackenzie.

Njeriu më i pasur në botë, sipas revistës “Forbes”, është divorcuar nga gruaja pas një çerek shekulli, duke thënë se “do të vazhdojnë përpara si miq”.

Por pas divorcit të tyre, duket se spikat një tjetër grua: ajo është prezantuesja Lauren Sanchez. Sipas asaj që raporton shtypi amerikan, është pikërisht 49-vjeçarja me origjinë meksikane ajo që ka shumuar martesën e Bezos. Takimi, për ironi të fatit mes të dyve është realizuar nga ish-bashkëshorti i saj, Patrick Whitesell, një menaxher i fuqishëm i Hollivudit, nga i cili Sanchez është ndarë tetorin e shkuar.

Në fakt, në lojë janë 137 miliardë dollarë. Bezos e bëri njoftimin të mërkurën, në “Tëitter”. “Ne duam që njerëzit të informohen mbi një ndryshim në jetët tona. Siç e dinë familjarët dhe miqtë tanë të ngushtë, pas një periudhe të gjatë të eksplorimit të dashurisë dhe testimit të ndarjes, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e jetës së njëri-tjetrit si miq”, shkruhet në deklaratën e nënshkruar nga të dy ata. Bezos u bë milioner në vitin 1997, katër vite pasi ata u martuan.

MacKenzie raportohet se ishte një nga punonjëset e para të “Amazon”. Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ajo të marrë kontrollin e “Amazon” pas divorcit, marrëveshja e të cilit pritet të fokusohet në ndarjen e pasurisë së familjes. MacKenzie Bezos është shkrimtare, autore e veprave “The Testing of Luther Albright” dhe “Traps”, përcjell GSH.

“Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi shumë mirënjohës për secilin vit që kemi qenë të martuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Çifti ka katër fëmijë, njëri prej tyre i adoptuar. Kompania e Bezos, “Amazon”, aktualisht vlen 797 miliardë dollarë.

Shpërndaje në: