Ylli i ‘Zonjës së Vjetër’ lëndohet gjatë stërvitjes, një ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve

Ylli i ‘Zonjës së Vjetër’ lëndohet gjatë stërvitjes, një ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve

Adrien Rabiot mori trajtim mjekësor gjatë seancës stërvitore të Juventusit në Continassa pasi pësoi një lëndim.

Bardhezinjtë rikthehen nesër në fushë pas barazimit 1-1 të së premtes në derbin della Mole kundër Torinos.

Ata përballen me Villarealin në Spanjë në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Leonardo Bonucci u rikthye në stërvitjet në grup.

Rabiot qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, duke marrë trajtim mjekësor.

Massimiliano Allegri do të shikojë ndeshjen dhe do të japë lajmet më të fundit të ekipit në konferencën për shtyp para ndeshjes gjatë ditës së sotme.

 

Shpërndaje në: