Ylli i UFC-së dhuroi një nokaut aq brutal, sa që fitoi 50 mijë dollarë ekstra pasi e la pa ndjenja kundërshtarin
Ylli i UFC-së dhuron pretendentin për ‘nokautin e vitit’ me goditjen brutale
Veterani i UFC-së, Matt Brown riktheu vitet e rinisë me një nokaut drithërues kundër Dhiego Lima.
Amerikani goditi brazilianin me një të majtë të rëndë, para se ta rrëzonte me të djathtën në dysheme, transmeton Periskopi.
Kjo goditje e la 32-vjeçarin, vëllai i ish-kampionit Douglas Lima, të shtrirë dhe pa vetëdije.
Nokauti i Brownit në rundin e dytë ia siguroi atij bonusin e ‘Performancës së Natës’, që nënkupton se ai fitoi 50 mijë dollarë ekstra për paraqitjen e tij.
Ky ishte bonusi i tretë në karrierën e tij. /Periskopi.com/
Matt Brown turned Dhiego Lima into a lawn chair pic.twitter.com/y2pt3GynDK
— TheSugaBible?? (@SugaBible) June 20, 2021