Ylli i Newcastle është alternativa e Milanit, nëse klubi nuk e transferon Zaniolon
Milani raportohet se është i vetëdijshëm se mund të jetë e vështirë për të blerë Nicolo Zaniolo të Romës këtë muaj dhe kanë nisur të eksplorojnë alternativat.
“Rossonerët” thuhet se kanë filluar të konsiderojnë një lëvizje të mundshme për të preferuarin e tifozëve të Newcastle Unitedit, Allan Saint-Maximin.
Zaniolo ia bëri të qartë Romës se dëshiron të largohet këtë muaj dhe Milani doli si pretendent, por oferta e tyre aktuale besohet nuk ka gjasa t’i bindë romakët, duke i detyruar ata të konsiderojnë alternativa.
Siç raportohet nga “TMW”, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë filluar të vëzhgojnë nga afër Saint-Maximin, duke besuar se ai mund të jetë një nënshkrim ideal për Milanin këtë muaj.
Francezi, i cili ka kontratë me Newcastle deri në verën e vitit 2026, po ka minuta të kufizuar nën drejtimin e Eddie Howe këtë sezon, duke qenë titullar vetëm në katër ndeshje në Premierligë.
25-vjeçari ka shënuar një gol këtë sezon dhe ka kontribuar me tri asistime.