Ylli i Kosovës tërhiqet nga Kombëtarja sa të jetë Challandes: Mosrespekti dhe injorimi nga ai më detyruan

Ylli i Kosovës tërhiqet nga Kombëtarja sa të jetë Challandes: Mosrespekti dhe injorimi nga ai më detyruan

Leart Paqarada më nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, së paku deri sa të jetë trajner Bernard Challandes.

Deri tek largimi nga Përfaqësuesja e Kosovës, Paqarada ka ardhur pasi sipas tij është degraduar nga trajneri zviceran.

26-vjeçari u grumbullua edhe në ndeshjet e muajit mars, por luajti vetëm 45 minuta ndaj Lituanisë në miqësore, derisa nuk iu dha rasti në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Ai ka shkruar një letër të gjatë, ku ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës derisa të jetë trajner zvicerani Bernard Challandes.

I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes. Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën, krahas Shqipërisë apo në përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë, e kam bërë pa asnjë mëdyshje. Gjë të cilën do ta bëj përsëri. Por jo nën drejtim të Bernard Challandes”, ka shkruar Paqarada.

“Përkundër respektimit maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardhur në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai. Si bir i Kosovës, jam i gatshëm të kontribuoj duke luajtur për Kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit. Trajnerët janë të përkohshëm ndërsa Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental”, ka shkruar Paqarada.

Shpërndaje në: