Ylli i Kosovës rikthehet në Angli, Norwichi i kushton një postim të veçantë Rashicës
Milot Rashica është rikthyer në Angli tek ekipi i Norwich Cityt, pas ndeshjeve me Kosovën.
Ylli kosovar ishte prej më të mirëve te “Dardanët” në dy ndeshjet e marsit, duke shënuar dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet, fillimisht ndaj Burkina Fasos e më pas ndaj Zvicrës.
E rikthimit të tij në ishull i është gëzuar edhe klubi i tij, Norwich City.
Ata i kushtuan një postim të veçantë yllit të Kosovës.
“Milot Rashica është rikthyer në “Lotus Training Center” pas dy golave në dy paraqitje me Kosovën”, thuhej në postim.