Ylli i Francës iu ankua Varanes për angazhimin e Pogbas gjatë ndeshjes kundër Zvicrës

Ylli i Francës iu ankua Varanes për angazhimin e Pogbas gjatë ndeshjes kundër Zvicrës

Detajet e përplasjes së nxehtë midis Paul Pogbas, Raphael Varanes dhe Benjamin Pavard gjatë eliminimit të tyre tronditës nga Euro 2020 kanë dalë në shtypin francez.

Treshja u përplas verbalisht gjatë ndeshjes së 1/8 së finales të Les Bleus me Zvicrën, në të cilën ata shpërdoruan epërsinë 3-1 para se të humbnin në penallti në mënyrë dramatike.

Franca u fut në këtë garësi favorite pas triumfit të tyre në Kupën e Botës tre vjet më parë, por kishte shqetësime të menjëhershme në lidhje me harmoninë brenda skuadrës për shkak të një përplasje publike midis Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

Tensione të mëtejshme u zbuluan gjatë takimit me Zvicrën, derisa Pogba u përball me një mungesë të perceptuar të kontributit të tij në fazën defanzive.

Mesfushori i Manchester United shënoi një gol të bujshëm nga distanca, për të rritur epërsinë e Francës, por mbrojtësi i djathtë i Bayern Munchen, Pavard kishte ca fjalë me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Varanen për të shprehur shqetësimet në lidhje me angazhimin e Pogbas.

Ylli i Francës iu ankua Varanes për angazhimin e Pogbas gjatë ndeshjes kundër Zvicrës

”Benji (Pavard) mendon se ti nuk po mbrohesh sa duhet,” Varane i tha Pogbas gjatë ndeshjes, sipas ‘Le Parisien’.

Kjo pastaj nuk u prit mirë nga mesfushori, i cili i frustruar iu afrua Pavardit dhe e pyeti: ”Cka the?!”

Raporti i gazetës franceze potencon se Pavard pastaj iu përgjigj yllit të Juventusit me ofendime, derisa gjithashtu u sugjerua se harmonia jo e mirë e skuadrës kontriboi me eleminim në penallti. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: