Ylli i Bayern, dëshira e parë e Xavit te Barcelona
Xavi Hernandez është favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës.
Pas shkarkimit të Ronald Koeman, të gjithë po flasin për afrimin e mundshëm të Xavit. Madje, tifozët e kanë të vetmen dëshirë.
Por, edhe Xavi ka dëshirat e veta, nëse vendos të marrë drejtimin e skuadrës katalane. Ai dëshiron të ketë disa përforcime. Dëshira primare është ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman.
‘Sport’ raporton se Coman mund të jetë blerja e parë e Barcelonës në merkaton e janarit, përcjell Periskopi.
Xavi pritet të zyrtarizohet si trajner i skuadrës pas datës 4 nëntor, kur pritet të lirohet nga Al-Sadd. /Periskopi/