Ylli i Barcelonës sigurim në ndeshjen City – Arsenal? Pamjet nga Etihad bëhen virale
Sozia e mesfushorit të Barcelonës, Pedri duket të jetë në Britaninë e Madhe, më saktësisht në Angli.
Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet të publikuara ku shihet një pjesëtar i sigurimit i cili i përngjan shumë yllit të ri të Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Kjo lidhet edhe më shumë me futbollin për shkak të fotografisë e cila është shkrepur në ndeshjen e Premierligës mes Manchester Cityt dhe Arsenalit pak ditë më parë.
Personi që shihet në fotografi ishte në rolin e pjesëtarit të sigurimit në tribunat e stadiumit “Etihad Stadium”.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) April 28, 2023
Mbi 20 mijë persona kanë reaguar në fotografinë e publikuar në Twitter nga faqja “Futbolli jashtë kontekstit”.
Ndryshe, takimin në fjalë e fitoi Manchester City 4:1 kundër Arsenalit në një ndeshje ku u përcaktua shumëçka sa i përket garës për titull të kampionit në Premierligë.