Ylli anglez zbulon planet, pretendon të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe
Ylli i Aston Villas, Tyrone Mings nuk e ka përjashtuar një karrierë në politikë pas pensionimit nga futbollit dhe tha se ai “mund” të kandidojë për kryeministër në të ardhmen.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka qenë një kritikues i ashpër kundër racizmit në këtë sport dhe ka kritikuar Sekretaren e Brendshme Priti Patel për pikëpamjet e saj rreth gjunjëzimit në fushë.
Patel dënoi abuzimin në baza racore të yjeve të Anglisë si, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, pasi humbën penalltitë e tyre kundër Italisë në finale.
You don’t get to stoke the fire at the beginning of the tournament by labelling our anti-racism message as ‘Gesture Politics’ & then pretend to be disgusted when the very thing we’re campaigning against, happens. https://t.co/fdTKHsxTB2
— Tyrone Mings (@OfficialTM_3) July 12, 2021
Kur u pyet se çfarë mund të bënte pas daljes në pension, mbrojtësi i Villas deklaroi për Goal: “Mund të përpiqem të jem kryeministër”.
Mings, i cili ka qenë me Villan që nga viti 2019, pranoi se ai është ‘i emocionuar’ për jetën pas futbollit dhe nuk beson se roli i trajnerit është opsioni i tij i vetëm.
“Unë jam mjaft i hapur sepse pensionimi nuk është diçka që më shqetëson”, shtoi ai.
“Nuk ndihem sikur duhet të më fusin në një rol të trajnerit, sepse është gjithçka që di. Më emocionon të mendoj për atë që mund të ndodhë pas futbollit, por definitivisht nuk jam ende atje”.
Mings, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Aston Villas në Ligën Premier këtë sezon.