Ylber Ramadani para takimit me Spanjën: Është ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë – jemi gati

Ylber Ramadani para takimit me Spanjën: Është ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë – jemi gati

Shqipëria dhe Spanja ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje luhet në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf, në kuadër të ballafaqimit të fundit të grupit B të Kampionatit Evropian.

Para ndeshjes, Ylber Ramadani tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme e kombëtares shqiptare në gjithë historinë tonë.

“Ndeshja më e rëndësishme në histori të kombëtares shqiptare, dalim për të dhënë gjithçka. Të gjithë e dinë se çka nënkupton kjo ndeshje për kombin tonë”, tha Ramadani për faqen zyrtare të UEFA-s.

Shpërndaje në: