Yerry Mina ka shkuar viral pasi festoi ende pa u goditur të gjitha penalltitë në çerekfinale të Copa Americas
Mbrojtësi i Kolumbisë, Yerry Mina kërceu në mes të gjuajtjes së penalltive, pasi konvertoi të tijën në gol kundër Uruguait në çerekfinale të Copa Americas, të shtunën mbrëma.
Qendërmbrojtësi, i cili iu bashkua Evertonit nga Barcelona më 2018, dhuroi një prej festimeve më impresive që kemi parë ndonjëherë nga një penallti, teksa ishte i treti që gjuajti penalltinë për Kolumbinë, shkruan Periskopi.
Shikoni më poshtë, penalltinë dhe festën e tij.
This wasn’t even the winning penalty! Yerry Mina. pic.twitter.com/LWjZALqdPb
— Nick Coppack (@nickcoppack0) July 4, 2021
Imagjinoni sikur Kolumbia t’i humbte penalltitë!
Fatmirësisht për Minan, Kombëtarja e tij avancoi në gjysmëfinale të Copa Americas, pasi Matias Vina nuk shënoi për Uruguain. /Periskopi.com/