Yannick Bolasie shpiku një prej lëvizjeve më të panevojshme në histori, kundër Liverpoolit

Yannick Bolasie shpiku një prej lëvizjeve më të panevojshme në histori, kundër Liverpoolit

Yannick Bolasie është një prej futbollistëve më trukagji në botë.

Në ditën e tij, anësori kongolez është thjesht i pakapshëm dhe është mëkat i madh që lëndimet e kanë stagnuar karrierën e tij, transmeton Periskopi.

31-vjecari është aktualisht i huazuar në Championship te Middlesbrough nga Evertoni.

Fatkeqësisht, mund të mos e shohim më kurrë versionin e tij më të mirë, por prapë mund të rikujtojmë me mallëngjim kohën e tij të artë te Crystal Palace.

Anësori i lindur në Lyon shijoi katër vite të suksesshme te klubi nga jugu i Londrës dhe për një periudhë të konsiderueshme, ai ishte një prej futbollistëve më të frikshëm në Premier League.

Shpejtësia e tij, këmbët e lëvizshme dhe katalogu i pasur me truke, e bënin atë një makth të vërtetë për mbrojtësit kundërshtarë.

Shumë mbrojtës u munduan ta ndalnin por dështuan, përfshirë edhe ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Në vitin 2015, Bolasie u mundua ta poshtëronte kroatin duke shpikur një prej lëvizjeve më interesante dhe poashtu të panevojshme në kohën moderne.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: