Yamal feston sot ditëlindjen e 17-të, nesër mund të shpallet kampion i Evropës
Lamine Yamal e feston sot ditëlindjen e tij të 17-të.
Talenti spanjoll ka shpërkthyer këtë vit fillimisht me paraqitjet mbresëlënëse me ekipin e Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
E më pas, si 16-vjecar, Yamal mori ftesë për ta përfaqësuar Spanjën në Kampionatin Europian.
Deri para gjysmëfinales, Yamal kishte dhuruar tri asiste, kurse në gjysmëfinale ndaj Francës, ai shënoi një gol spektakolar nga më se 25 metra për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’u bërë kësisoj lojtari më i ri që realizon në një kampionat europian, 16 vjet e 362 ditë.
Nesër, Spanja përballet me Anglinë në finale dhe pritet që edhe këtu, Yamal të bëjë diferencën.