Xiaomi synon të shesë 100 milionë telefona për 2018
Kompania kineze Xiaomi pati një vit të vështirë më 2016, por këtë vit situata duket dukshëm më mirë për prodhuesin e popullarizuar.
Xiaomi njoftoi se tremujori i dytë i këtij viti ishte më i suksesshmi deri më tash, me mbi 23 milionë telefona të shitur në gjithë botën.
Lei Jun nga kompania Xiaomi, theksoi se numri i telefonave të shitur është 70 për qind më i lartë se sa në tremujorin e kaluar.
Klima e mirë ekonomike është njëri nga arsyet e rezultateve të tilla pozitive.
Shitja në territorin e Indisë është rritur 328 për qind, ndërsa Redmi Note 4 është telefoni më i shitur në këtë vend. Xioami në këtë treg ka hapur edhe qendrën e parë të shitjes Mi Home.
Xiaomi synon që të arrijë të hyra prej 100 miliardë jenë (rreth 14,7 miliardë dollarë) deri në fund të vitit 2017, ndërsa pret të shesë 100 milionë telefona për vitin 2018.