Xiaomi përgatit pasuesin e modelit Mi 5X

Xiaomi përgatit pasuesin e modelit Mi 5X

Kompania kineze Xiaomi tashmë po përgatit pasuesin e telefonit të mençur Mi5X, i cili do të shitet në Kinë nën emrin Mi 6x dhe në tregun ndërkombëtar do të pasojë modelet A1 dhe Mi A2.

Sipas informatave ende të pakonfirmuara, bëhet fjalë për një telefon celular, i cili është menduar të ketë një ekran 5.99-inç IPS LCD në rezolucion të plotë HD dhe format 18: 9.

Pajisja ka procesorin Qualcomm Snapdragon 626 me tetë bërthama CPU Cortex-A53 dhe 2.2 GHz, transmeton KosovaPress.

Ndër karakteristikat e tjera, do të ketë edhe grafikën Adreno 506, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme, bateri 2910 mAh dhe sistemin operativ Android 8.1 Oreo.

Komponenti i fotografisë përfshin një kamerë të pasme të dyfishtë me sensorë 20 dhe 8 MP, dhe një sensor f / 1.8. Në pjesën e përparme gjendet kamera selfi me 20 MP.

 

Shpërndaje në: