Xiaomi ka një plan për t’i bërë telefonët 5G me kosto të përballueshme
Kompania tashmë tha se të gjithë telefonët me çmim mbi 285 dollarë që do të prezantohen vitin e ardhshëm do të kenë 5G.
Xiaomi së shpejti mund të bëhet një prej lojtarëve më të mëdhenj në 5G pas premtimit për lançimin e 10 modeleve 5G vitin e ardhshëm.
Kompania tashmë tha se të gjithë telefonët me çmim mbi 285 dollarë që do të prezantohen vitin e ardhshëm do të kenë 5G.
Ky premtim i radhës vjen nga CEO i Xiaomi Lei Jun. Kjo lëvizje mund ti bëjë telefonët 5G me kosto më të përballueshme. Aktualisht shumica e telefonëve 5G janë flagship me kosto të ulët.
Galaxy A90 5G është një prej telefonëve 5G me kosto më të përballueshme por kushton plot 860 dollarë.
Xiaomi nga ana e tij shet telefonë 5G si Xiaomi Mi Mix 3 5G dhe Mi Mix Alpha. Por nuk është vetëm Xiaomi ai që po shtyn prej 5G për 2020. Apple më në fund do të sjellë 5G tek linja e iPhone, konkretisht me iPhone 12.