Xhylani e Hazrollaj e lënë pa pikë Munishin – Malisheva fiton kundër Dukagjnit

Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superliga.
Malisheva, ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1, duke i prishur ecurinë e rezultateve pozitive të skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.
Të parët që shënuan ishin Malisheva. Në minutën e 19-të, Drilon Hazrollaj shënoi pas asistimit të Laurent Xhylanit.
Pastaj, Dukagjini barazoi me anë të Solomon në minutën e 44-të.
Kurse, Malisheva golin e fitores e shënoi në minutën e 56-të. Ishte Laurent Xhylani me një veprim të bukur brenda zonës arriti të shënoi gol pas asistimit të Etnik Brrutit.
Me këtë fitore, Malisheva mbetet në pozitën e 3-të me 25 pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e 7-të me 17 pikë.