Xhudistja e rrahur brutalisht nga i dashuri dhe ish-trajneri: Më përlasi kokën përtokë i dehur, pashë vdekjen me sy
“Vdekja më erdhi afër”, këto ishin fjalët me të cilat Margaux Pinot, kampione olimpike dhe fituese e kampionatit Europian në kategorinë nën 70 kg, hapi intervistën e saj për “Le parisien”.
Në natën mes të dielës dhe të hënës, xhudistja u rrah e u gjakos nga partneri i saj e ish-trajneri Alain Schmitt, i cili shfryu mbi të zemërimin që lindi nga refuzimi i saj për ta shoqëruar atë për të stërvitur ekipin e xhudos për femra në Izrael.
Providenciale thirrja e komshiut, i cili pasi shpëtoi vajzën lajmëroi policinë.
Alan Schmitt përfundoi në burg për rreth 48 orë dhe do të gjykohet të martën përpara Gjykatës Bobigny. Margaux Pinot u dërgua në spitalin Bobigny’s Avicenne me një prognozë prej 8 ditësh pushim. Sipas njerëzve të afërt, ajo ende nuk mund të hapë sytë.
Dans la nuit de samedi à dimanche, j’ai été victime d’une agression à mon domicile par mon compagnon et entraîneur.
J’ai été insultée, rouée de coups de poings,
ma tête a été frappée au sol à plusieurs reprises. Et finalement étranglée. pic.twitter.com/Ghbwg8NVQy— Margaux Pinot (@MargauxPinot2) December 1, 2021
Kështu, trajneri iu drejtua francezes duke e njoftuar për vendimin e tij për të shkuar në Izrael: “Do të ndërtoj makina. Vajzat që do ta shqyejnë tapetin”. Margaux nuk e pranoi provokimin, pasi nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ideja për t’u larguar nga Franca. Gjë që i dashuri i saj nuk e pranoi kurrë.
Kështu që e vetmja përgjigje që mundi të japë ishte një breshëri grushtash në fytyrën e atletes së re. Edhe pse e kapur në befasi, Margaux arriti të çlirohej, me fytyrën dhe flokët e saj plot gjak, ajo arriti të strehohej te fqinji.
Fotot e postuara pas agresionit ishin tronditëse, me një fytyrë e fryrë dhe sy të shuar, pa atë dritë dhe entuziazëm që kanë shënuar karrierën e kampiones franceze.
Për Schmitt, sanksioni do të jetë shembullor, pasi ka kaluar seanca të tëra stërvitore duke i përsëritur nxënëses së saj “nuk do të jesh kurrë aq e fortë sa një burrë”, në fund ajo u tregua më e forta.