Xhudisti Shpati Zekaj mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Xhudisti Shpati Zekaj mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, shkruan Gazeta Express.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson. Në rast fitoreje, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë.

Shpërndaje në: