Xhudistët kosovarë do të priten me ceremoni shtetërore posa të zbarkojnë në Prishtinë, kjo është agjenda

Xhudistët kosovarë do të priten me ceremoni shtetërore posa të zbarkojnë në Prishtinë, kjo është agjenda

Nesër, më 2 gusht në ora 19:50 ekipi olimpik i xhudos do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipi që i solli vendit dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore.

MKRS ka dërguar agjendën e pritjes e cila është ndarë në dy pjesë:

1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.

2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.

Agjenda:

Pritja ceremoniale në Aeroport

Itenerari i fluturimit

Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP

Konferencë për media

Trajneri Driton Kuka

Trajneri Agron Kuka

Distria Kranisniqi

Nora Gjakova

Akil Gjakova

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani

Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”

Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.

Qytetarëve do t’u drejtohen:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Trajneri Driton Kuka

Distria Krasniqi dhe

Nora Gjakova.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngarje.

Shpërndaje në: