Xherdan Shaqiri u mundua të mbahet në tranversale por ishte shumë i shkurtër dhe rezultati ishte qesharak
Të gjithëve na mungon Xherdan Shaqiri në Premier League.
Ish-ylli i Stoke Cityt dhe Liverpoolit u transferua te Lyoni në verë, por ai ishte absolutisht brilant të shikohej në ditën e tij më të mirë, transmeton Periskopi.
I aftë për të hapur mbrojtje me të majta impresive, Shaqiri është absolutisht një prej teknikëve më të mirë që kemi parë në Premier League në vitet e fundit.
Shaqiri luajti në elitën e futbollit anglez për gjashtë sezone – një arritje e jashtëzakonshme, marrë parasysh natyrën e tij modeste.
Si shtatshkurtër, do të faleshit po të mendonit se ai pati vështirësi në atë që konsiderohet si liga më kompetitive në botë.
Por aftësia e tij teknike e ka nxjerr atë vazhdimisht nga situatat e vështira.
Mirëpo, të enjten mbrëma në Europa League, mungesa e shtatgjatësisë e mundoi.
Mesfushori luajti 90 minuta, derisa Lyoni triumfoi 3-0 kundër Sparta Pragues.
Por ai shkoi viral pasi humbi një rast në pjesën e dytë.
Tentativa e Shaqirit për ta përfunduar aksionin nga afërsia u prit nga Florin Nita. Ai pastaj u mundua të kapet në transversale për ta ndalur momentumin që po e drejtonte në rrjetë.
Por ishte gabim i madh.
Pavarësisht kërcimit, Shaqiri dështoi që të paktën edhe të prekte transversalen, duke rënë në rrjetë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Shaqiri tries to catch the crossbar but ends up jumping into the net ?? pic.twitter.com/Bf90vk8jV4
— angelica (@angelllliiiii) November 6, 2021